Qeveria e re Shqiptare propozon, që nën patronazhin e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe në koordinim të kujdesshëm me të gjithë politikat që do të miratojë për të zhvilluar vendin, të ndërtojë një metodë të pazakontë të bazuar në projektim për nxitjen e zhvillimit urban si një inkubator të zhvillimit kombëtar. Mjeti për këtë metodë është Atelier Albania.

Ekonomia globale e shekullit të XXI-të është ekonomi rrjetesh. Ajo nuk ka qendra, nuk ka kufij: ka shpërndarës. Gjithçka që nuk është pjesë e këtij rrjeti nuk ekziston, gjithçka që lidhet transformohet në një shpërndarës. Për këtë arsye, sfida është transformimi në një shpërndarës të fortë. Në një botë të ndërlidhur policentrike, Shqipëria nuk ka pse të jetë më e mënjanuar. Ajo mund të hidhet aty ku është aksioni.

Aksioni është gjithnjë e më shumë në qytete. Globalizimi ka kuptime të ndryshme por në thelb është një rrjet në rritje sistemesh urbane; jo shtetesh, por hapësirash të mëdha urbane, ose rajonesh metropolitane që sot mbajnë timonin e ekonomisë botërore, përcaktojnë kulturën, akomodojnë median dhe lehtësojnë urinë për kreativitet dhe inovacion. Qytetet drejtojnë ndryshimin! Zhvillimi urban po lëviz drejt qëndrës së axhendës sociale, kulturore dhe politike; mirëqënia e së ardhmes, si në terma ekologjikë ashtu edhe në ato ekonomikë, varet gjithnjë e më shumë nga mirëadministrimi i politikave të zhvillimit urban.

Per respektimin e ligjeve dhe rregullave të një vendi nuk nevojitet vetëm forcimi i sistemit ligjor. Nevojitet një vizion i ri zhvillimi qe perfshin të gjithë grupet e interesit: ndërtuesit,inxhinierët, investitorët, etj. Për të arritur këtë ministria do të çelë një hapësirë të re e cilado të përcaktojë kushtet dhe proçeset për projektet e ardhshme. Ky program plotësuesquhet Atelier Albania.

Atelier Albania do të hartojë proçesin për projektet transformuese urbane dhe territorialenë bashkëpunim të ngushtë me të gjitha ministritë e interesuara, me shoqërinë civile, sidhe të gjithë palët publike apo private me interes të drejtëpërdrejtë në zhvillimin territorialdhe atë urban. Aterlier Albania do të projektojë dhe koordinojë planin për hartimine një plani. Ajo do të funksionojë si një platformë e përhershme bashkëpunimi midisekspertëve vendas, ekspertëve të huaj, dhe grupeve të interesit; duke ndërtuar kapacitetnë të gjitha nivelet e shoqërisë për sa i përket zhvillimit hapësinor, territorial, dhe urbannë Shqipëri. Atelier Albania do të jetë një instrument për ndërtimin e projekteve dhe përndërlidhjen e donatorëve me prioritete e vëndit dhe me ekspertizën e duhur lokale dhe të huaj.

Metodologjia themelore e cila përshkon çdo veprim apo përpjekje të AA-së është“Hulumtimi nëpërmjet projektimit”. Projektimi do të përdoret si një mjet hulumtimidhe si një forcë aktive krijuese në të gjitha fazat e çdo proçesi – përkatësisht që ngaformulimi fillestar i politikave dhe qasjeve e deri tek implementimi përfundimtar i tyre. Kjo metodologji presupozon një metodë pune të shënjuar nga shtatë pika kryesore:

• fillimi nga dinamikat e brendshme të një komuniteti apo shoqërie;
• avancimi drejt një përkufizimi të përbashkët të një problemi apo ambicjeje;
• ndërtimi i kapacitetit nëpërmjet shkëmbimit dhe bashkëpunimit;
• përshpejtimi i proçesit nëpërmjet ushtrimit të një qasjeje të integruar (pra dukendërlidhur planifikuesit, projektuesit, inxhinierës, ekologjistët, ekonomistët, etj.);
• ndërlidhja e projekteve dhe veprimtarive afatshkurtra me strategji afatgjata;
• prodhimi i vizibilitetit dhe performancës publike (ekspozimi i projekteve tek grupet einteresit dhe publiku i gjerë);
• implementimi

Duke patur parasysh hapësirën kohore, pra ciklin katërvjeçar politik, kjo strategji do tëduhet të punojë me shpejtësi të ndryshme: projektet afatshkurtra (100 ditë), afatmesme(300 ditë) dhe afatgjata (1000 ditë) do të integrohen në një strategji zhvillimi me prioritetetë qarta mbi tërë hapësirën kombëtare.

Atelier Albania do të ndjekë një trajektore të dyfishtë: drejtimin e një serie konkursesh ethirrjesh të hapura në shkallë e kontekste të ndryshme të vendit (Binari 1) dhe në të njëjtënkohë formulimin e një vizioni të qartë mbi planifikimin e territorit në Shqipëri (Binari 2).

AFATSHKURTER – Binari 1: Pjesa e projekteve të Atelier-it do të merret me “organizimin”e projekteve individuale strategjike (thirrje të hapura / konkurse). Për çdo projekt AA dotë angazhohet në kompozimin dhe rishikimin e detyrës së projektimit me të gjitha grupete interesit, dhe do të propozojë proçedura për implementimin e suksesshëm të projektitfitues. Ky binar do të lejojë testimin e metodave të propozuara nga AA në kontekstin lokaldhe do të krijojë rezultate të prekshme afatshkurtra. Nëpërmjet këtij kanali do të ngrihenfonde për funksionimin e strukturës së Atelier Albania nëpërmjet investimeve të grupeve tëinteresuara për projekte të ndryshme.

AFATGJATE – Binari 2: Paralelisht, hartimi i një strategjie afatgjatë do të fillojë me punëndrejt përkufizimit të një vizioni konkret dhe kontekstual mbi planifikimin e territorit nëShqipëri, në mënyrë që të përcaktohet një program me “projekte” që do të nisin nëvazhdimësi nga Atelier-i. Për arritur këtë objektiv, Atelier Albania do të kryejë një hetim tëshpejtë të territorit dhe do të realizojë një vizion të përkohshëm zhvillimi, prej të cilit duhenzgjedhur prioritetet dhe instrumentet që do të përdoren, si dhe rolet dhe përgjegjësitë qëdo të caktohen. Vizioni i përkohshëm i zhvillimit do të përshkruajë marrëdhëniet themeloremidis politikave hapsinore dhe zhvillimit ekonomik, dhe do të ndërtohet mbi dinamikat ebrendshme dhe nevojat lokale. Këto përkufizime të projekteve mund të kuptohen si njëhap i parë por i rëndësishëm në krijimin e Planit Kombëtar të Territorit, Planit Rajonal tëBregdetit si dhe Planit për Zhvillimin e rajonit Tiranë-Durrës.

Në thelb Atelier Albania do të jetë një program projektesh. Duke ndërlidhur prioritetet meinstrumentet e planifikimit, prioritetet kthehen në projekte me kohëzgjatje dhe buxhet tëcaktuar. Financimi mund të gjendet nëpërmjet projektit dhe grupeve të interesit. Qëllimii Atelier Albania nuk është përcaktimi i disa projekteve madhore qeveritare por instalimi idinamikave të duhura në mënyrë që sektori privat të realizojë programin publik. Projektetndahen në tre grupe kryesore në mënyrë që të përputhen tipe të veçanta projekteshme mjetet dhe proçedurat më të përtshtatshme. Ato janë: thirrjet e hapura (konkurset),projektet pilot dhe laboratorët (punë kërkimore/ planifikuese)

Thirrjet e hapura (konkurset) janë projekte individuale te iniciuara nga palë publike apoprivate, të cilat përpunohen në AA për rëndësinë e tyre strategjike. Këto mund të jenëprojekte ndërtimi por edhe projekte të zhvillimit urban. Atelier Albania në konsultim meaktorët lokal dhe ekspertë të pavarur, do të vlerësojë detyrat e projektimit për këtoprojekte si dhe do të propozojë proçedura për implementimin e tyre.

Projektet pilot janë (grupe me) projekte të nisura nga Atelier Albania me tema të veçantasi për shëmbull strehimi, arsimi, informaliteti, infrastruktura, pejsazhi, trashëgimia, kapitali ujor, etj. Qëllimi i këtyre projekteve është hetimi dhe krijimi i shëmbujve e zgjidhjeve tëmundshme për probleme që hasen shpesh në territorin e vëndit. Edhe pse këto projektenisin nga tema të propozuara nga AA, projektet do të zhvillohen nga ente lokale – publikedhe private. Në raste të caktuara këto projekte pilot mund të asistohen financiarisht ngaqeveria qëndrore.

Laboratorët (punë kërkimore / planifikuese) janë plane të plota veprimi për zonathelbësore strategjike brenda territorit e ku secili prej tyre përbëhet nga disa nënprojekte.Tre temat e para që bien ndërmend në këtë drejtim janë Plani Kombëtari Zhvillimit të Territorit, zhvillimi i bregdetit nga Velipoja në Butrint dhe hapësirametropolitane Tiranë-Durrës.

Atelier AlbaniaAtelier Albania