image007

Projekti fitues i konkursit të fototekës Marubi

Besmira Caca Opinion 1 Comment

Arti i fotografisë në Shqipëri fillon me studion e parë të hapur në 1858 nga Pjetër Marubi në Shkodër. Pjetër Marubi (1834-1903) ishte një mjeshtër i vërtetë i fotografisë dhe studioja e tij ishte një laborator i fotografisë artistike që në hapat e saj të parë. Fotografitë e Marubëve kanë një rëndësi etnografike, historike dhe gjeografike. Brezi i dytë i fotografëve Marubi përfaqësohet nga Kel Marubi (Kodheli) (1870-1940), nxënësi i Pjeter Marubit. Ai e ngriti nivelin artistik të prodhimeve të studios së tij dhe u dallua për portrete. Brezi i tretë i fotografëve Marubi, përfaqësohet nga Gegë Marubi (1907-1984), i biri i Kelës. Ai ishte superior ndaj paraardhësve të tij si në kulturën profesionale ashtu dhe në atë artistike. Gega mbaroi shkollën e Fotografisë dhe Kinematografisë, të themeluar nga vëllezërit Lumiere, në Paris dhe ka qënë fitues i medaljes së artë dhe diplomës honorare në panairin e Barit, në 1936 dhe në atë të Selanikut në 1938. Në 1970 Gegë Marubi i dhuroi fototekën e studios së tij me rreth 500,000 negativë, popullit të Shqipërisë. Sot fototeka është një qendër e rëndësishme arkive-shkencore, fotografitë e së cilës përbëjnë një pasuri të rrallë për historianët, etnografët, arkitektët, planifikuesit e qytetit, artistët e çdo individi të intersuar mbi historinë e estetikën e shoqërisë shqiptare të dy shekujve të kaluar.

image001

Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe Atelier Albania hapën një konkurs ndërkombëtar të titulluar: “Restaurimi dhe muzealizimi i Galerisë Kombëtare të Fotografisë Marubi”. Momentalisht ruajtja dhe paraqitja e fotove bëhet në disa zyra në qytetin e Shkodrës, në kushte shumë të papërshtatshme. Ndërtesa e re e Galerisë Kombëtare të Fotografisë “Marubi” ndodhet në qendër të qytetit të Shkodrës, në rrugën pedonale. Kjo rrugë është pjesë e qendrës historike të qytetit, zonë kjo e mbrojtur. Ndërtesa është një monument kulture i ruajtur nga shteti për vlerat historike, urbane, arkitekturore, etnografike dhe kulturore që përfaqëson.

Projekti i zgjedhur për Muzeun Marubi është zhvilluar nga studioja Casanova+Hernandez architects. Dizajni i muzeut ka për qëllim të promovojë një dialog të pasur mes traditës dhe modernitetit, mes së shkuarës dhe të tashmes. Trashëgimia e traditës theksohet nga restaurimi i ndërtesës historike, duke ruajtur cilësitë e saj hapsinore dhe strukturore pa transformuar vëllimin apo ndarje të reja të interierit. Konceptualisht, ndërtesa e Idromenos bëhet një “objekt” i rëndësishëm i ekspozitës, e shikueshme dhe e vizitueshme.

image003

Hapsira publike hyn në muze dhe projekti fshin kufirin mes rrugës dhe institucionit me një kat përdhe transparent dhe të aksesueshëm, i cili përfshin një hapësirë multifunksionale me hyrje të lirë për leksione, workshope dhe ekspozita të përkohshme.

Ekspozita interaktive krono-tematike

Ana e jashtme e kutive funksionale të pozicionuara në katin e parë të muzeumit paraqet një ekspozitë kronologjike, e cila ndërthuret me ekspozitat tematike brenda kutive. Ekspozita kronologjike tregon jetën dhe arritjet e dinastisë Marubi me tekste, fotografi historike, video dhe objekte, të organizuar rreth biografisë së tre pjesëtarëve të dinastisë Marubi. Ekspozitat tematike tregojnë tre fazat e proçesit tradicional fotografik të paraqitur brenda rikonstruksionit ideal të hapësiës historike ku ky proçes ndodhte: foto-studioja e Pjetër Marubit “Dritëshkronja”, dhoma e errët e Kel Marubit dhe arkivi i Gegë Marubit.

image005

Identiteti i Muzeumit

Imazhi modern i muzeumit bazohet në një model abstrakt, i cili është frymëzuar nga gjeometria e hapjes së kameras fotografike, që hapet dhe mbyllet për të kontrolluar dritën. Ky model abstrakt është përdorur për të dizenjuar faqet e pesë kutive të ekspozitave të instaluara në ndërtesë, dhe në të njëjtën kohë integron një system ekspozimi të plotë dhe të gjithanshëm, i cili përfshin korniza për ekspozimin e fotove dhe dokumentave, vitrina për objekte dhe ekrane për videot dhe filma të shkurtër.

Projektin fitues mund ta shikoni ketu: http://www.casanova-hernandez.com/CH_PROJECTS/A_ARCHITECTURE/CHRONOLOGY/A101

Besmira CacaProjekti fitues i konkursit të fototekës Marubi
  • Kris

    Deprimuese, katandisese I ashtuquajturi ” projekt per muze” . Te kujton shkollen rumune te viteve 60. Koncepti I perdorur eshte nje konflikt intelektual me parimet, fenomenin dhe tipologjine e muzeut is akt arkitektonik. Per me teper nje armiqesi vrastare me kontekstin ( plot entuziasem) te Shkodres dhe permbajten unike te fototekes Marubi. Edhe nje shans tjeter I humbur per te krijuar nje ikone arkitekture.